Skip to content

Presidenti algjerian dhe homologu i tij iranian diskutojnë lidhur me Mesxhid al-Aksanë

Presidenti i Algjerisë, Abdulmajid Tebboune dhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi diskutuan për sulmet e Izraelit në Palestinë dhe Mesxhid al-Aksanë.

Presidenti Tebboune zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Raisin, njoftoi Presidenca algjeriane.

Në deklaratën e Presidencës thuhet se është diskutuar situata aktuale në shtetin e pushtuar të Palestinës, veçanërisht dhuna dhe agresioni i Izraelit kundër Bregut Perëndimor dhe Mesxhid al-Aksasë, kibla e parë dhe haremi i tretë i muslimanëve.

Duke theksuar se sulmet e lartpërmendura të Izraelit cenuan respektin e Mesxhid al-Aksasë, thuhet se “mosrespekti” i gjatë muajit të Ramazanit provokoi qartë ndjenjat fetare të muslimanëve.

Në deklaratë thuhet se Tebboune dhe Raisi biseduan edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Dy liderët ranë dakord për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve Algjeri-Iran.

Liderët kanë uruar me rastin e muajit të Ramazanit dhe se Tebboune dhe Raisi janë pajtuar edhe për vizita të ndërsjella.

– Çfarë ka ndodhur?

Përdorimi i forcës disproporcionale nga policia izraelite, duke përdorur bomba zëri, plumba gome dhe shkopinj, kundër muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa për dy ditë rresht, përshkallëzoi tensionet në Kudsin Lindor të pushtuar.

Tensionet që filluan në rajon më 4 prill me bastisjen izraelite në Mesxhid al-Aksa, u përshkallëzuan më tej me sulmet izraelite në Gaza dhe Liban në orët e para të natës së të premtes më 7 prill. Si kundërpërgjigje, nga Gaza u hodhën raketa në drejtim të Izraelit.

Burimi: AA