Presidenti algjerian kujtoi masakrën franceze në xhaminë osmane

Algjeria09.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, ka folur për raportin zyrtar lidhur me masakrën franceze ndaj thuajse 4.000 besimtarëve gjatë kohës koloniale mes vitit 1830 dhe 1962.

Besimtarët u vranë derisa organizuan seancë në xhaminë osmane të quajtur Ketchaoua në përpjekje për të parandaluar shndërrimin e saj në kishë.

“Franca na kolonizoi 132 vite, gjatë të cilës ka pasur krime të tmerrshme që nuk mund të shlyhen me fjalë të këndshme. Ka familje dhe fise që tërësisht janë asgjësuar, siç është Zaatcha (në juglindje të Algjerisë), madje edhe foshnjat nuk janë kursyer”, deklaroi Tebboune në një intervistë televizive.

“(Në Ketchaoua) ata vranë 4.000 besimtarë të cilët u martirizuan pasi u rrethuan me topa dhe u shfarosën”, shtoi ai.

Xhamia Ketchaoua u ndërtua nga Khair al-Din Barbarossa, administratori osman i Algjerisë në atë kohë, në vitin 1520 në lagjen Casbah në kryeqytetin Algjer.

Tregimet historike algjeriane tregojnë se sundimtari francez i Algjerisë në atë kohë, Duke de Rovigo, vendosi në fund të vitit 1832 të sulmonte xhaminë për ta kthyer atë në kishë.

Pas kundërshtimit të lëvizjes nga banorët e qytetit që qëndruan brenda saj, ai shkatërroi xhaminë, masakroi ata që ishin brenda dhe dogji kopjet e librit të shenjtë, Kuranit.

Xhamia Ketchaoua në bregdetin Mesdhe, një simbol i rëndësishëm i pavarësisë së Algjerisë, u përdor për herë të parë si një depo ushtarake gjatë pushtimit francez dhe më vonë si një vendbanim për kryepeshkopët e Algjerisë.

Pas prishjes së xhamisë në vitin 1844, u ndërtua një kishë e madhe dhe ndërtesa mbeti një katedrale derisa Algjeria fitoi pavarësinë në vitin 1962.

Xhamia u mbyll në vitin 2008 për shkak të dëmeve të shkaktuara nga një tërmet në vitin 2003.

Në prill të vitit 2018, xhamia u rihap pas restaurimit të saj nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në përputhje me planin arkitektonik origjinal osman të hartuar nga historianë dhe studiues nga Algjeria dhe Turqia.​​​​

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë