Doktori Sean Conley është shprehur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” mjekimit. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përfunduar trajtimin për Covid-19, e tashmë mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë.

Pas deklaratave të mjekut, presidenti amerikan është shprehur se ka mundësi që të bëjë një tjetër provë për koronavirusin dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës, raporton BBC.

Më herët Trump u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden. Ai tha se “nuk do ta humbas kohën time në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.

Mediat amerikane shkruajnë se ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re