Më 3 shkurt të vitit 1889 në Washington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.

Thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korentit.

Energjia elektrike ishte diçka e re. Punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes, shkruan sn. Por, Familja Presidenciale vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë.//








Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re