Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen pas takimit me presidentin Bajram Begaj, ka shkuar në Kuvend, ku edhe foli për marrëdhëniet e ngushta mes Austrisë dhe Shqipërisë. Ai përmendi gjithashtu edhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj rrugës së Shqipërisë drejt integrimit evropian.
“Pas çdo aktiviteti që Austria zhvillojnë në Shqipëri qëndron një qëllim i madh dhe kjo është mbështetja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Austria ka qenë edhe është një nga ato vende anëtare që e mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe për të cilët integrimi është një çështje zemre.
Për këtë mund t’ju thosha disa arsye si për shembull pozita gjeografike. Është e qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes së Evropës së përbashkët dhe prandaj Austria ka kohë që mbështet negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.“, tha ai.