Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev tha se “problemi i Malësisë së Karabakut është zgjidhur dhe se Armenia duhet ta pranojë këtë dhe të punojë me ne për të përcaktuar kufijtë”.

Me rastin e 26 qershorit, Ditës së Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit, Aliyev u takua me nivelin komandues të ushtrisë dhe oficerët e nivelit të lartë.

Aliyev përgëzoi ushtarët me rastin 103-vjetorit të formimit të ushtrisë së Azerbajxhanit. Në fjalimin e tij ai foli për procesin drejt luftës së Karabakut dhe çlirimin e territoreve duke i dhënë fund pushtimit 30-vjeçar.

Pasi bëri të ditur se do të vazhdojnë të forcojnë ushtrinë e Azerbajxhanit, Aliyev theksoi se nëse Armenia nuk heq dorë nga politikat e saj armiqësore nuk do të mund të rifitojë jo vetëm fuqinë ushtarake dhe ushtrinë e rrënuar dhe të shkatërruar, por edhe aktivitetet e saj ekonomike.

Presidenti azerbajxhanase tha se e vetmja rrugë për rimëkëmbjen e Armenisë është që të formojë marrëdhënie normale me fqinjët e saj dhe të heqë dorë nga pretendimet e saj territoriale.

“Nuk duhet të përdorin kurrë fjalën Malësia e Karabakut. Për shkak se nuk ka një njësi administrative të tillë si Malësia e Karabakut, nuk ka as term si problemi i Malësisë së Karabakut. Këtë e kam thënë shumë herë dhe e përsëris se problemi i Malësisë së Karabakut është zgjidhur. Armenia duhet ta pranojë këtë dhe duhet të punojë me ne për të përcaktuar kufijtë. Duhet të formohet një grup pune lidhur me çështjen për përcaktimin e vijës kufitare. Duhet të bëhen përgatitje për një marrëveshje paqeje”, tha Aliyev.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re