Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev nderoi me medaljen e “Karabakut” drejtorin e kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar.

Aliyev priti në një takim Bayraktar dhe kreun e Bordit drejtues, drejtorin e përgjithshëm të ASELSAN Haluk Görgün të cilët ndodhen në kryeqytetin Baku për takime.

Pas pritjes Aliyev nderoi Bayraktar me medaljen e “Karabakut” e cila u jepet ushtarëve dhe civilëve që kanë shërbyer në çlirimin e territoreve të Azerbajxhanit në luftën e Malësisë së Karabakut.

Në një postim nga llogaria në Twitter, Bayraktar tha: “Kemi nder dhe krenari të madhe që bashkë me babain tim Özdemir Bayraktar dhe vëllain tim Haluk Bayraktar u nderuam nga presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev me medaljen e Karabakut. Do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e përbashkët një popull, dy shtete”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re