Presidenti i azerbajxhanit Ilham Aliyev vizitoi per here te pare Tiranen, vizite qe vjen ne nje moment kur Shqiperia dhe Europa po perballen me cmimet e larta te energjise elektrike te shkaktuara nga agresioni rus mbi Ukrainen.

 

Ne kete situate biseda mes presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe presidentit Aliyev u fokusua tek rruget dhe menyrat se si Shqiperia te mos jete vetem vend tranziti per gazin qe vjen nga deti kaspik nepermjet Gazsjellësi Trans Adriatik, por edhe te perfitoje nga ai.

 

ILHAM ALIYEV

PRESIDENT I AZERBAJXHANIT

 

“Lidhur me infrastrukturen e gazit, vendi yne kerkon te ndihmoje Shqiperine per zhvillimin e kesaj infrastrukture. Kemi folur per keto alternativa, ka shume ide. Azerbajxhani mund te marre pjese si investues ne kete fushe dhe ne jemi te gatshem ta bejme kete.”

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

“Procesi i gazifikimit të Shqipërisë hap mundësi të reja bashkëpunimi. Ne mirëpresim ndihmën nga pala azerbajxhanase për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme.”

 

Gazi azer vjen ne Europe nepermjet dy gazsjellesave dhe presidenti Aliyev theksoi se Azerbajaxhani po kontribuon ne sigurine energjitike te kontinentit.

 

ILHAM ALIYEV

PRESIDENT I AZERBAJXHANIT

 

“Depozitat tona te gazit jane shume te pasura dhe aktualisht TAP-i dhe TANAP-i mund te dyfishojne kapacitetet e tyre.”

 

Ne situaten aktuale Gazsjellësi Trans Adriatik I cili sjellë gaz nga Deti Kaspik përmes veriut të Greqisë dhe Shqipërisë deri në jug të Italisë merr rendesi pasi redukton varesine e Europes nga gazi rus.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re