Pak para marrjes së detyrës si kryetari i ri i shtetit shqiptar, Bajram Begaj bëri betimin para Parlamentit.

 

Pas himnit kombëtar, zoti Begaj mbajti fjalën e parë si president i republikës. Mesazhi i parë, ishte ai për orientimin  euro atlantik të vendit.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në rrugë të pakthyeshme europiane. Trashëgimia e dilemave i takon të shkuarës. Është përmbushja e projekteve shekullore të vendit.

 

Presidenti vuri në dukje se vlerëson punën e qeverisë dhe të opozitës, por nuk mund të tolerohen dështimet dhe konfliktualiteti.

 

E njoh dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve

 

Zoti Begaj shtoi se situatat e krijuara për shkak rë luftës në Ukrainë e jo vetëm kanë sjellë nevojën për angazhim dhe zgjidhje të problemeve.

 

Lufta në Ukrainë e ka futur botën në një tjetër krizë, as Shqipëria s’mund të jetë e përjashtuar. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën, të mos i shmangemi detyrimeve. Vetëm kështu i kuptojmë qartë dhimbjet e qytetarëve. Krizat nga brenda dhe nga jashtë, nga mosmarrëveshjet, korrupsioni te gjitha këto kanë prodhuar pasiguri dhe përjashtim.

 

Paralajmërimi i presidentit ishte për ata që mund të cënojnë interesin kombëtar.

 

U betova sot se do përmbush detyrën time, unë nuk do qëndroj neutral ndaj asnjërit që ve interesat personale para atyre të kombit. Nuk do të mbaj një krah politik sepse në fund është konflikti mes palëve në dëm të qytetarëve.

 

Begaj e mbylli fjalën para deputetëve duke thënë se të gjithë duhet t’i largohen politikës së konfrontimit dhe ta zëvendësojë atë me bashkëpunim.

 

TITRA:

BAJRAM BEGAJ BETOHET SI PRESIDENT

 

“PUNONI PER SHQIPERINE. DESHTIMI I QEVERISE DHE OPOZITES NUK MUND TE TOLEROHEN”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re