Në kuadër të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte në familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku bëri edhe nderime për të dëshmorët.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e kreut të shtetit shqiptar, të cilit tha se ia iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj”, shkruan Haradinaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko