23 maji është data e caktuar për raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të shkonin të diskutonin në lidhje me platformën e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

 

“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim,” tha Balla.

 

Përgjigja i ka ardhur nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që këto negociata të jenë me kamera në prani të gazetarëve.

 

“Doni ta diskutojmë, hajdeni tani me kamera, para gazetarëve”, tha Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re