Skip to content

Presidenti: Bashkim për çeljen e negociatave

4c9e3739 925f 4f1a 8355 ddb401fe04df

Subscribe

4c9e3739 925f 4f1a 8355 ddb401fe04df

Pas artikulimit të tezës nga Pandeli Majko se presidenti Ilir Meta mund të jetë një nga negociatoret për zgjidhjen e krizës dhe pas shtrirjes së dorës zyrtarisht nga Kryeministri Edi Rama për dialog me opoziten, ka folur dhe kreu i shtetit.

 

I pyetur nga mediat, Ilir Meta as ka pohur dhe as ka mohuar angazhimin e tij për thirrur një tryezë të partive, por ka dërguar nje mesazh për dialog.

 

Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut.

 Pyetje: Zoti Basha sapo tha se takimi do të jetë vetëm me qytetarët, me askënd tjetër. E ka refuzuar ftesën e zotit Rama.

 Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment sot. I vetmi apel është për bashkëpunim, për bashkim, për reflektim për të parë më larg.

Të njëtin mesazh, Meta e përforecoi gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Diasporës, në takimin e mbajtur në Lezhë, në përkujtim të 575 vjetorit të Beslidhjes. I frymëzuar nga kjo ngjarje, ai kërkojë që palët të dialogojnë për vendin. 

 

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit nderoi me dekorata disa figura te njohura te diaspores per kontributin e tyre ndaj vendit.