Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

 

Në përshëndetjen dhe urimet e rastit me Presidentin Milatoviç, Presidenti Begaj nënvizoi marrëdhëniet e shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, duke iu referuar shëmbullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidenti Milatoviç.

 

“Si dy vende alealte në NATO dhe në process negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm” – u shpreh Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtëij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.

 

“Prania e në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë” – nënvizoi Presidenti Begaj. 

Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Gjatë vizitës një ditore në Malin e Zi, Presidenti Begaj bëri një ndalesë edhe në qytetin e Tuzit, ku u takua me përfaqësues të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Presidenti Begaj i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e palëkundur të institucioneve shqiptare për të gjitha çështjet e shqetësimet me të cilat ballafaqohet minoriteti shqiptar në Malin e Zi. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin shumë konstruktiv që shqiptarët dhe forcat politike shqiptare në Malin e Zi, kanë luajtur, si për stabilitetin ashtu edhe në kuadër të procesve euroatlantike të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re