Presidenti i Bajram Begaj ka pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që po mbahet në Nju Jork, takim i cili i paraprin nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

 

Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit u shpreh  se zhvillimi i qëndrueshëm “është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti”.

“Dëshiroj  të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile”, tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”, tha ai në mbyllje të fjalës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re