Gjatë takimeve që Presidenti Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kreu i Shtetit u takua me homologët e tij nga Kenia, Botsvana, dhe Sudani i Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me Presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto.

Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku i kërkoi Presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Të njëjtën kërkesë Presidenti Begaj i ripërsëriti dhe Presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi.

Po ashtu, Presidenti i Republikës, u takua dhe me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit.

Gjatë takimit, Begaj u ndal sërish tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re