Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar 8 marsin për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shpërndarë foto gjatë takimit që ka zhvilluar me me gratë dhe vajzat tona në uniformë dhe bashkëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, me rastin e 8 Marsit.

Postmi i Begajt:

Së bashku me gratë dhe vajzat tona në uniformë dhe bashkëshortet e ushtarakëve në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, i urojmë Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave e vajzave shqiptare!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re