Skip to content

Presidenti Begaj niset drejt Azerbajxhanit pas ftesës së homologut, fokus i takimit bashkëpunimi dypalësh për rrjetin e gazifikimit në Shqipëri!






Presidenti, Bajram Begaj është nisur këtë të enjte Azerbajxhanit, ku pritet të  zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Capture

Mësohet se ditën e nesërme, më 7 korrik presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkëpunimi dypalësh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të kenë dhe një deklaratë për mediat.

“”