Presidenti  Bajram Begaj priti sot delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut.

 

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik mes dy vendeve.

 

Kreu i Shtetit shprehu besimin se kjo vizitë do të kontribuonte që të forcohej më tej ky bashkëpunim, veçanërisht ai ekonomik por edhe në fushën e arsimit, shkencës, dhe shëndetësisë.

U vlerësua bashkëpunimi në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe kontributi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme, për paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean por edhe në nivel global, veçanërisht pas agresionit ushtarak brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re