Presidenti i Republikës ka pritur në Presidencë homologun kroat Zoran Milanoviç, me të cilin tha se ka diskutuar për mënyrën e trajtimit të minoriteteve në rajon si dhe për aktet terroriste në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa tha se vlerëson qëndrimin e Kroacisë krah Kosovës, Begaj tha se ndau shqetësimin për ngjarjet e 24 shtatorit në veriun e Kosovës dhe armatimin ushtarak të përdorur nga grupi terrorist.

Presidenti theksoi se gjatë takimit ka nënvizuar nevojën që BE të rrisë presionin për përfundimin e hetimeve lidhur me ngjarjen.

“Lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut vlerësova se Shqipëria dhe Kroacia kanë një rekord shumë të mirë. Sa i përket trajtimit të minoriteteve një model që duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të rajonit.

E njoha presidentin Milanoviç me problematikat me të cilat përballet komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Sigurisht një vëmendje i kushtuam zhvillimeve rajonale. Dënuam ngjarjet dramatike në veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist kriminal ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator. I shpreha shqetësimin lidhur me përgatitjet dhe armatimit ushtarak të përdorur nga grupi terrorist.

Nën vizova nevojën e rritjes së presionit nga ana e BE për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësve.

Nënvizova se pasaktëve të fundit të Hamasit ndaj izraelit bëhet më e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës.

E vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj Kosovës.

Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re.”, tha Begaj në konferencën e përbashkët me Milanoviç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re