Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me një grup të moshuarish në fshatin Togëz në Librazhd.

Gjatë takimit Begaj ka shprehur nevojën për një vëmendje të shtuar për të moshuarit, si nga institucionet, ashtu edhe nga shoqëria.

“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten”, tha Begaj.

Presidenti Begaj apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre nga çdokush, në mënyrë që të kenë një jetesë më cilësore.

”Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore”, shtoi Begaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re