Presidenti  Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në veçanti kreu i shtetit dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re