Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u  fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në  përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re