Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj vizituan shtëpinë e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, punë e humanistit të njohur Halil Kastrati, homolog i Elvis Naçit në Kosovë.

Begaj vlerësoi se aty pa një institucion që është një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, për të mos i lënë moshat e treta që të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar.

“Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur”, shkruan Presidenti në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga kjo vizitë në Suharekë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re