Skip to content

Presidenti Begaj uron homologun Erdogan pas rizgjedhjes në krye të shtetit: Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë…





Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka uruar homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Përmes një reagimi në Twitter, Begaj thotë se partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej.

“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se Erdogan arriti të fitonte ditën e sotme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rreth 52 % të votave përballë rivalit të opozitës.

“”