Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka uruar sot shqiptarët me rastin e Ditës së Çlirimit, duke theksuar se vlerat për të cilat u sakrifikua në Luftën e Dytë Botërore mbeten udhërrëfyes për vendin.

“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen,” u shpreh Presidenti.

Në kuadër të 81-vjetorit të fitores kundër nazifashistëve, Kreu i Shtetit zhvilloi homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re