Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi ligjin e diskutueshëm prej një kohe të gjatë për “të vendosur ligjërisht nën mbrojtje të drejtën e martesës mes të njëjtës gjini”.

Ligji në fjalë pas Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mori edhe miratimin e presidentit Biden.

Ligjin në fjalë Biden e nënshkroi me një ceremoni të mbajtur në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Martesat e të njëjtës gjini në SHBA aktualisht lejohen ligjërisht sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2015.

Por pasi Gjykata e Lartë anuloi më parë vendimin që garantonte abortin, u deklarua se mund të anulohej edhe ky vendim dhe u theksua se kjo duhet të garantohej me një ligj federal.

Demokratët në Kongres kaluan në veprim për këtë çështje.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re