“Presidenti nuk është në rolin e tij, është kryetari i një partie që momentalisht po administrohet nga gruaja e tij.

Ai del natën pa protokoll, ka braktisur rolin e tij si president, hipën dhe lëviz me makina të ndryshme, takon njerëz që…dhe në fakt jo shumë njerëz prandaj i duket Shqipëria e zbrazur…”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët.

Lidhur me këtë deklaratë të Kreut të Qeverisë, kryemadhi tha se është një mungesë logjike politike, një shterim mendimi i një kryeministri në ikje që nuk ka çfarë të thotë.

Ajo tha për gazetaren Nisida Tufa se shqiptarët shqetësohen për situatën aktuale social-ekonomike, dhe jo se ku shkon presidenti në fundjavë.

Kryemadhi: Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate.

Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë.

Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë.

Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama.

Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën. Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re