Presidenti amerikan Donald Trump bëri një gafë jo të vogël të premten.Gjatë një takimi në Samitin e Votuesve të Vlerave të premten në mëngjes, ai tha se ishte takuar me Presidentin e Ishujve Virgin, të prekur jo pak kohët e fundit nga uraganet.
Në fakt, Trump kishte takuar 10 ditë më parë guvernatorin, Kenneth Mapp pasi ishulli nuk ka një president pasi nuk është shtet dhe është pjesë e Shteteve të Bashkuara dhe banorët janë amerikanë.
“Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”, tha Trump.
Gafa vjen ndërkohë që pak ditë më parë Sekretari i Energjisë Rick Perry bëri një gabim të ngjashëm në Porto Riko.
Perry gabimisht i referohej Puerto Rikos si një “vend tjetër” ndërsa fliste për mënyrën e riparimit të rrjetit të saj të energjisë.
Ai u pyet nga kongresmenja Kathy Castor, e cila i kujtoi sekretarit që Puerto Riko ishte pjesë e Amerikës.
“Ata janë qytetarë amerikanë, kështu që nuk është një vend. Por a mund të detajosh, pasi që koha është e kufizuar …”, tha Castor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re