Deputeti Kujtim Gjuzi i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të jap dorëheqjen për të mirën e vendit pasi ai ka shkelur nenin 88 te kushtetues.

Gjuzi me tej u shpreh se sipas tij Presidenti i ardhshem duhet te jete katolik pasi Europa është e shumicës katolike.

“Ne këtë gjë në 108 vite histori nuk e kemi respektuar këtë rregulluar dhe tani mendoj se kjo gjë duhet aplikuar, tha Gjuzi nga qyteti i Shkodrës.

Madje ai ka edhe një emer konkret për postin e presidentit, pikërisht petagogun e Juridikut në universitetin e Shkodrës, Gaspër Kokaj i cili sipas Gjuzit, i plotëson të gjitha kushtet për të qënë President i Republikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re