Pas përfundimit seancës së parë plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është ndalur të flasë për mediat.

Ai është shprehur se presidenti i Republikës, Bajram Begaj kishte ardhur si shërbëtor i Ramës, ndaj edhe nuk u la nga opozita që të mbante fjalën, ashtu siç ishte përcaktuara në agjendë.

“Presidenti erdhi si shërbëtor i Edi Ramës, për të bekuar ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese.

Sot presidenti u pa qartë që nuk ishte më faktor bashkues, por erdhi si një ministër propagande për mazhorancën.

Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se thelloi skandalin në marrëdhnënie me opozitën.

Presidenti ishte një faktor destabiliteti. Këto janë arsye plus pse ne duhet të vazhdojmë aksionin tonë drejt mosbindjes civile” tha ai ndër të tjera.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re