Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz al-Suud.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, krahas marrëdhënieve midis dy vendeve, u bënë vlerësime edhe në lidhje me Samitin e Liderëve të G20, që këtë vit kryesohet nga Arabia Saudite.

Presidenti Erdogan dhe Mbreti Salman ranë dakord që të mbahen hapur kanalet e dialogut për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjidhur problemet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re