Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë nesër (9 -10 dhjetor) një vizitë në Azerbajxhan.
Presidenti Erdogan do të takohet për herë të parë pas armëpushimit në Karabakun Malor, me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në vizitën e Presidentit Erdogan në Baku, që do të zgjasë 2 ditë, do të diskutohen marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situata e fundit në Karabak.
Gjatë takimeve do të vlerësohen edhe hapat që Turqia dhe Azerbajxhani do të ndërmarrin së bashku.
