Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për amanetin të cilin në prag të vdekjes ia kishte lënë presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviq.
Ai ka thënë se Turqia “natyrisht kurrë nuk do ta lërë” Bosnjën dhe Hercegovinën.
Erdogan në Stamboll ka folur në takimin e Këshillit Ndërkombëtar të Civilizimit, kurse më këtë rast e ka kujtuar edhe Izetbegoviqin, transmeton lajmi.net.
Dje janë bërë 14 vjet që nga vdekje e Izetbegoviqit.
Presidenti turk ka kujtuar se Izetbegoviqin e ka takuar në spital, një ditë para vdekjes së liderit boshnjak dhe atëherë Izetbegoviq i tha: “Tajip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, këtë vend po ua lë juve amanet, prandaj ruajeni”, raporton n1.
“Si ta lëmë ne tash Mostarin? Si ta lëmë Drinën? Si ta lëmë ne tash xhaminë e atjeshme të Sulltan Fatihut. Natyrisht se ne kurrë nuk do t’i lëmë”, ka thënë Erdogan.
Sipas tij, Izetbegoviq nuk ka qenë vetëm burrështetas i madh, por ka qenë edhe njëri nga mendimtarët më të mëdhenj mysliman të kohëve tona. /l.n/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re