Skip to content

Presidenti Erdoğan, iftarin e parë me të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaraş

thumbs b c 04e57d01634d43c00aed9c667bdf61e5

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, iftarin e parë të muajit Ramazan do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti në qytetin Kahramanmaraş.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se nesër Erdoğan do të vizitojë qytetin Kahramanmaraş si dhe do të marrë informacione dhe do të kryejë inspektime lidhur me punimet e kryera në qytet.

Më pas presidenti Erdoğan do të takohet me qytetarët në Kahramanmaraş dhe iftarin e parë do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti.

Mësohet se Erdoğan do të takohet herë pas here me qytetarët në zonën e tërmetit gjatë muajit të Ramazanit.
Burimi: AA