Skip to content

Presidenti Erdogan ofron ndihmën e Turqisë për Kroacinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan gjatë bisedës u uroi të shkuara Presidentit kroat, Milanoviq dhe popullit kroat për tërmetin që tronditi Kroacinë.

Duke deklaruar se Turqia është një “mik në ditë të vështira”, Presidenti Erdogan tha se ata janë të gatshëm të japin të gjithë ndihmën që mund të jetë e nevojshme, veçanërisht në kërkim-shpëtim.