Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Abuja të Nigerisë, ku ai ndodhet për një vizitë.

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, në rezidencën presidenciale u pritën me trupën ceremoniale nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari.

Erdoğan dhe Buhari, pasi prezantuan delegacionet e tyre me njëri-tjetrin, pozuan për gazetarët duke shtrënguar duart.

Pas bisedimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, Erdoğan dhe Buhari do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re