Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga ana e Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Në ceremoninë në Pallatin e Emirit, pas pozicionimit të Erdoğan-it dhe Al-Thani-t, u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Më pas Erdoğan dhe Al-Thani prezantuan delegacionet e tyre përkatëse.

Erdoğan dhe Al-Thani pas ceremonisë zyrtare të pritjes kaluan në takimin kokë me kokë.

Në ceremoni nga pala turke morën pjesë ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın, zv.kryetari i përgjithshëm i AK Partisë dhe zëdhënësi i partisë Ömer Çelik, si dhe kreu i Çështjeve Fetare, Ali Erbaş.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re