Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur i pikëlluar me rastin e largimit në ahiret të akademikut myfti Muamer Zukorliç. Të dielën, Erdogan u takua me përfaqësues të shoqatave dhe organizatave boshnjake në Turqi, ku shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e akademikut Myfti Zukorliç, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, deputet, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.

Ndër të tjera ai tha: “Po ashtu, lus Zotin që ta mëshirojë Muamer-beun dhe të gjitha gabimet e tij t’ia zëvendësojë me vepra të mira dhe ta nderojë me Xhenetin e Tij. Shikoni pamjet nga sekonda e 30.

Në një nga fjalimet e tij të fundit në Kuvendin e Serbisë, akademiku Muamer Zukorliq mbrojti reputacionin e Republikës së Turqisë. “ Në fillim të javës fola për një temë të ngjashme dhe shpreha gëzimin tim për miqësinë që është bërë me Turqinë. Më pas thashë se sa e rëndësishme është të merrni Turqinë në anën tuaj. Sa e rëndësishme është që një lider i madh si Rexhep Tajip Erdogan të bëhet mik i këtij vendi…” tha Zukorliç pēr Erdogan, në fjalimin e tij të fundit në Kuvend.

 

Në këtë foto ndodhet Zukorliç i cili është i pari majtas, Erdogan, Sabri Koçi, Stamboll 1999
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re