Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në një takim në Istanbul për bisedime Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha.

Erdoğan dhe Taha zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në Qendrën e Kongresit të Istanbulit në margjinat e Sesionit të 38-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të OBI-së, që po mbahet në 26-29 nëntor.

Stambolli po mirëpret sesionin e COMCEC-së, një nga katër komitetet e përhershme të OBI-së.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re