Në klasifikim për
zgjedhjen e personalitetit më me ndikim në botë nga bota myslimane, presidenti
i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zgjedhur “Personaliteti Botërorë Mysliman i Vitit 2018”.
Në këtë konkurrencë kanë qenë renditur edhe Emiri i Katarit, Sheiku
Tamim bin Hamad Al Thani, Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamad, Presidenti
i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Yusuf al-Qaradawi, si dhe
princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, njofton .

Kështu, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është vlerësuar me çmimin më të lartë për influencën dhe fuqinë që ai zotëron në bashkësinë ndërkombëtare e sidomos në botën islame.

 “Ne ia dhamë Çmimin e Personalitetit
Global Mysliman të Vitit 2018 Presidentit Erdogan të Turqisë për influencën dhe
fuqinë e tij të padiskutueshme si në botën islame ashtu edhe më bashkësinë
ndërkombëtare”, deklaroi Rasheed Abubakar, kryeredaktor i gazetës “Muslim News
Nigeria”.

Rasheed
Abubakar sqaroi se kriteret për zgjedhjen e fituesve të çmimit “Personaliteti
Global Mysliman i Vitit 2018” përfshijnë fushatën e tyre pozitive për të
drejtat e myslimanëve në mbarë botën.

Pasi tërhoqi
vëmendjen se kreu i shtetit turk është gjithnjë pranë të shtypurve kudo në
botë, Abubakar vijoi me këto fjalë: “Kohët e fundit, ndërkohë që shtetet arabe,
përshi këtu edhe Arabinë Saudite, heshtin përballë krimeve izraelite ndaj
palestinezëve; Presidenti Erdogan është lideri që ka ngritur zërin kundër
Izraelit.”

Ai tha
gjithashtu se lideri turk mbështet përherë edhe turqit ujgurë, edhe myslimanët
arakanas.

“Presidenti
Erdogan gëzon një mbështetje të madhe edhe në mesin e myslimanëve nigerianë”,
shtoi kryeredaktori i gazetës “Muslim News Nigeria” duke u bërë thirrje të
gjithë liderëve myslimanë që të bëjnë më shumë përpjekje së bashku për
zgjidhjen e problemeve në botën islame, shkruan TRT.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re