Sot në Faxnews ka qenë në një lidhje “Skype” analisti Alban Daci për të folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend,  nga negociatat për presidentin e ri tek gjendja e opozitës.

Daci u shpreh se është figura me e lartë e institucioneve shtetërore në vend nmdërsa shtoi se procesi i zgjedhjes së tij nuk duhet të jetë i njëanshëm.

Ndërkohë gjendjen e opozitës e cilëson skandaloze gjë që dëmton edhe demokratët.

Alban Daci: Duhet të kini parasysh se presidenti është figura me e lartë e institucioneve dhe përfaqson unitet. I janë limituar disa kompetenca, mbetet një figurë e rëdësishme për kontrollin e pushteteve.

Ka pasur raste kur është zgjedhur në mënyrë të njëanshme për një mijë e një arsye. Procesi I zgjedhjes nuk duhet të jetë i njëanshëm, nëse do zgjidhej i tillë do konsiderohej presidenti i shumicës dhe jo i shqiptarëve.

Më shumë se sa një shoë dhe propagandë , deri tani nuk shoh nga PS për të pasur një proces serioz për zgjedhjen e tij.

Rama të bëjë hapa mbrapa për të bërë një proces gjithëpërfshirës. Meta do të mbahet vetëm si garanti i vetëm kushtetues , për të mos gllabëruar pushtetin.

Roli i opozitës?

Fatkeqësisht opozita është në një gjendje skandaloze dhe me të drejtë bëjnë pyetjen nëse ekziston ajo. Situata në PD ka bërë që të ketë dualizëm, të mos ketë koherencë dhe disa parime që janë të rëndësishme.

Po dëmton demokratët kjo situatë, nuk ka qëndrime të unifikuara për cështje serioze. Ka vetëm një PD, ajo që është sot, ndërsa tjetra është në minorancë.

Nuk e di se cfarë duhet të bëjnë hap mbrapa. Prandaj unë mendoj që është një mision i sforcuar për të bashkuar PD, ka një qëllim të vetëm.

Po reformohet PD?

Ka një problem të madh, me vjen keq që nuk reagon. Pyetja kryesore është se ka një apelim që është pranuar në lidhje me statutin, përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë ,mbi ca statuti po riformohet PD?

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re