Presidenti francez, Emmanuel Macron, është takuar me kryeministrin e dorëhequr të Libanit, Saad Haririn.
Takimi i mbajtur në rezidencën Elysee është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat.
Pas takimit Macron-Hariri në rezidencën Elysee ka mbërritur edhe bashkëshortja me djalin e Haririt.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, gjatë vizitës së tij zyrtare në Arabisë Saudite kishte deklaruar se Hariri ka pranuar ftesën e presidentit francez dhe se në një kohë të afërt do të vizitonte Francën, shkruan aa.
Hariri njoftoi më 4 nëntor nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Rijad, dorëheqjen nga detyra e tij si kryeministër i Libanit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re