Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier po zhvillon këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë.

 

 

Steinmeier u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndërsa mbajti edhe nëj fjalë përshëndetëse në Kuvend.

 

 

Nga foltorja e Kuvendit, Presidenti gjerman e vuri theksin tek marrëdhëniet e mira me vendin tonë, ndërsa tha se Gjermania na ka mbështetur prej dekadash.

 

 

 

Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet të vërtetë europian. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, çfarë do ti shkonte më shumë sesa ky titull që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së nis një fazë e re .

 

 

Qëndrimin tuaj të qartë pro euriopian kam mundur ta vëzhgoj gjatë periudhës sime të presidencës. Kam ndjerë gëzim, sa më shumë kur në këtë kohë gjetkë në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament.

 

 

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëria tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë.- u shpreh Presidenti gjerman.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re