Myslimanët duhet të shihen si pjesë e shoqërisë gjermane dhe ne nuk mund t’i shmangemi kësaj, deklaroi për gazetarët e grupit “VRM” Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ai kujtoi fjalët e presidentit paraardhës, në detyrë deri në vitin 2012, Christian Wulff, i cili kishte deklaruar se Islami i takonte gjithashtu Gjermanisë.

Një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Seehofer, për gazetën gjermane “Bild”, përcjell gazeta impakt ditët e fundit, shkaktoi diskutime të shumta, ku ai thoshte se Islami nuk i përkiste Gjermanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re