Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier,  kreu i parë gjerman i shtetit që viziton Rusinë pas shtatë vitesh , pritet të zhvillojë sot bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin dhe të takohet me aktivistët e të drejtave të njeriut.
Vizita e Steinmeier synon të ulë tensionet midis Berlinit dhe Moskës, pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe ish-ministri i Jashtëm pritet të kthehet në Berlin nesër në mëngjes.

Arsyeja zyrtare e vizitës së tij është të dëshmojë se qeveria ruse do t’i kthejë pronësinë e katedrales së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Moskë, Kishës Luteriane Evangjelike të Rusisë, në prag të përkujtimit të 500 vjetorit  të Reformimit Protestant (një lëvizje e shekullit të 16-të për të reformuar Kishën Katolike Romake që përfundoi me krijimin e një drejtimi të ri, atë protestant).
Steinmeier, i cili është kreu ceremonial i shtetit, por me më pak kompetenca se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka planikfikuar gjithashtu të takohet me ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbaçov.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re