Sot, Kosova dhe jo vetëm përkujton ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, i cili nda nga jeta më 21 Janar, 2006.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës, ku ka shprehur nderimet e tij, bashkangjitur një fotoje, të një takimi që kanë mes tyre.

Meta shkruan se vizion euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, por edhe modeli  i urtësisë dhe largpamësisë që na trashëgim do të mbeten frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

Postimi i plotë:

Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re