Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor.

Media shtetërore raportoi se Tebboune, 75-vjeç, ka qenë në izolim shtëpiak që nga 24 tetori, pasi një nga zyrtarët e shtetit konfirmoi se ishte infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

Me rekomandimin e mjekut, presidenti i vendit u transportua të martën në një spital ushtarak në Algjeri.

Në deklaratën nga zyra e tij nuk jepen detaje për natyrën e sëmundjes së tij dhe as nuk dihet nëse ai ishte infektuar me virusin.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re