Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, tha se vendi i tij duhet të shpëtohet prej varësisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Fernandez, bëri vlerësime para takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Kremlin.

Ai e falënderoi Putin-in për shkak të mbështetjes që Argjentinës i kanë dhënë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Duke theksuar se dëshirojnë që edhe më tej ta zhvillojnë bashkëpunimin me Rusinë, Fernandez tha se “Mbroj me këmbëngulje dhe insistim që Argjentina të shpëtohet prej varësisë së saj nga FMN-ja dhe SHBA-ja dhe të krijojë mundësi të reja. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme për ne bashkëpunimi me Rusinë”.

Putin, nga ana e tij, falënderoi Fernandez-in për shkak të regjistrimit të vaksinës ruse Sputnik V në Argjentinë.

Ai gjithashtu theksoi se vazhdojnë punimet për zhvillimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re