Presidenti i Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir bëri thirrje që të respektohen të gjitha vendet e adhurimit, përfshi edhe xhaminë Al-Aksa.

Ai dënoi ndërhyrjen e forcave izraelite me bomba zhurmuese në Mesxhid al-Aksa në Jerusalem.

“Unë u trishtova nga bastisja me bomba zhurmuese në Mesxhid al-Aksa në Jerusalem, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Unë bëj thirrje për respekt për të gjitha vendet e adhurimit, duke përfshirë edhe Mesxhid al-Aqsa, i cili është i shenjtë dhe i rëndësishëm për 1.8 miliardë myslimanë”, shkroi Bozkir.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re