Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev fali 168 të burgosur me rastin e 104-vjetorit të pavarësisë.

Në qarkoren që publikoi, presidenti Aliyev deklaroi se janë vlerësuar kërkesat që i janë bërë nga disa të burgosur, familjet e tyre, Avokati i Popullit dhe organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Aliyev deklaroi se ka nënshkruar vendimin për amnisti, duke marrë parasysh personalitetin, gjendjen familjare dhe shëndetësore të të burgosurve dhe sjelljen e tyre gjatë burgimit.

Qarkorja përfshin 168 të burgosur në listën e faljeve, ndërsa po ashtu është përgjysmuar dënimi për 36 të burgosur.

Siç thuhet, të burgosurit e falur do të lirohen brenda një kohe të shkurtër.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re